Kurti pranon kërkesën e Ambasadës së ShBA-së për shtyrje 48-orëshe të fazës së gjobitjes

Pak çaste më parë u publikua kërkesën e Ambasadës Amerikane për shtyrjen 48-orëshe të fazës së gjobitjes.

Kjo kërkesë është pranuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ky i fundit përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter” konfirmoi “PO-në” e kësaj kërkese, duke thënë se është kënaqësi të bashkëpunosh me ShBA-në.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

“E falënderoj Ambasadorin Hovenier për përkushtimin dhe angazhimin. E pranoj kërkesën e tij që vendimi të shtyhet për 48 orë të tjera për fazën e gjobitjes së targave ilegale. I lumtur të punoj me ShBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje brenda dy ditëve të ardhshme”, shkroi ndër të tjerash kreu i ekzekutivit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.