Gjykata merr vendim për të dyshuarin që dyshohet për dhunimin e 12-vjeçares në Ferizaj

I dyshuari për dhunimin e 12-vjeçares është 19-vjeç. Rastin në polici e kishte denoncuar nëna e viktimës e cila ka deklaruar se vajza ka dalë nga shtëpia dhe nuk kishte njohur për vendodhjen e saj.

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.S. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “dhunimi”.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Habib Zeqiri, “ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri me datë 20 nëntor 2022, në kohë të pacaktuar, në një fshat në Komunën e Ferizajt, përkatësisht në shtëpinë e tij, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, e cila është nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjeçare, me ç`rast ka kryer akt seksual me të dëmtuarën”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Leave a Reply

Your email address will not be published.