Latifi hedh dyshime: Duket se SHBA e BE kanë arritur një konsensus për veriun, por s’po munden të na e thonë

Profesori dhe analisti, Blerim Latifi beson se mbështetësitë ndërkombëtarë të Pavarësisë së Kosovës, kanë arrit një konsensus që nuk po munden të ia thonë hapur Kosovës.

“Ky kontroll të cilin Serbia e ka me veriun e Kosovës, duhet të legalizohet”, kjo sipas tij, është ai konsensusi i heshtur që ndërkombëtarët e kanë arritur.

“Unë besoj se në perëndim, ata që janë mbështetësit kryesor të Pavarësisë së Kosovës, ShBA’të, vendet kryesore të BE, si duket kanë arrit në një konsensus që nuk po munden me na thonë hapur, që është një konsensus i heshtur që kjo gjendje ky kontroll të cilin realisht Serbia e ka me veriun e Kosovës, duhet me u legalizu”, tha Latifi.

Sipas tij, të gjithë e dinë se pas termit të Asociacionit fshihet një lloj autonomie për veriun e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.