Bajqinovci: Më shumë jemi proamerikanë se proevropianë, e patë postimin e Kurtit

Deputeti i VV’së ka thënë se Qeveria Kurti dhe Vetëvendosje janë më shumë proamerikanë se proevropianë.

Sipas tij, e kundërta është demagogji e opozitës.

Si dëshmi të proamerikanizmit, Bajqinovci e ka përmendur një Tweet të mbrëmshëm të Kurtit, ku i tha po kërkesës së SHBA për shtyrje 48 orëshe të vendimit për gjoba për bartësit e targave ilegale.

Bajqinovci është bërë bartës i linçimit të Borell, pasi ky i fundit e bëri përgjegjës Kurtin për mosarritjen e marrëveshjes.

Postimin e tij ku e ka quajtur “Vorrell” Borellin, e ka quajtur sarkazëm.

“Nuk e di ky zotëri a e përfaqëson Spanjën që s’e njeh Kosovën apo BE’në. S’ka asnjë dilemë se ai e ka marrë anën e Serbisë”, ka theksuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.