Haradinaj: Të dëgjohet ShBA-ja, situata në veri është keq

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, po thotë se shteti i Kosovës duhet ta pranojë kërkesën e Amerikës për targat.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka alarmuar se situata në veri të vendit është e keqe.

“Zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë. Në situatën e krijuar tani, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer. Por, pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit, situata është keq dhe drejt eskalimit”, ka shkruar Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.