DTV Media

Suggestions

  • Opinion
  • Home
  • Lajme
  • Globale
  • Zgjedhjet 2025
  • Shëndetësi
  • Magazina
  • Art/Kulturë
  • Kontakti
  • Për DTV

DTV Media

Të Gjitha

Serbët e veriut përkrahen nga vendasit e tyre në Graçanicë, edhe pse i kanë regjistruar veturat me targa RKS

by admin
November 23, 2022

Në Graçanicë afër Prishtinës është mbajtur një tubim protestues, siç është thënë “për të përkrahur pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës dhe për të shpallur publikisht se nuk ka ndarje mes serbëve nga veriu dhe jugu”.

Kryetarja e Komunës, Ljiljana Shubariq ka thënë se serbët në jug mbështesin bashkatdhetarët e tyre në veri dhe braktisjen e tyre nga institucionet e Kosovës dhe shtoi se “nëse dhuna politike vazhdon, ata e dinë se çfarë të bëjnë”.

Megjithatë, ajo nuk ka specifikuar se për çfarë lloj dhune politike e kishte fjalën, as çfarë hapash do të ndërmarrin serbët në jug.

Në anën tjetër, shumë të mbledhur në protestë, me të cilët ekipi i Radios Evropa e Lirë ka tentuar të bisedojë, kanë deklaruar se nuk mund të thonë asgjë sepse as vetë nuk e dinë pse janë aty.

Siç vë në pah mediumi në fjalë, këta janë kryesisht punëtorë të institucioneve serbe në Kosovë, dhe shpesh e kanë “obligimin e punës” të protestojnë për shkak të situatës politike ose të mbështesin Listën Serbe.

Ndërsa siç shkruan mediumi në gjuhën serbe “radiokim.net”, kur njëmbëdhjetë vjet më parë iu kërkua të riregjistrojnë veturat e tyre nga targat serbe fillimisht në KS dhe më pas në targa RKS, serbët nga kjo pjesë e Kosovës nuk protestuan.

Megjithatë, sot ata dolën në një tubim në mbështetje të serbëve në veri, të cilët e kundërshtojnë pikërisht këtë.

Po ashtu, një protestë e grave ishte caktuar për 23 nëntor në Mitrovicën e Veriut.

Lista Serbe në fillim të nëntorit u tërhoq nga institucionet në veri, të njëjtën gjë bënë edhe punonjësit e Policisë dhe të drejtësisë.

Për kthim, ata kërkojnë që Qeveria e Kosovës të pezullojë vendimin për targat me shenjat e qyteteve të Kosovës të lëshuar nga Serbia, të cilat Kosova i konsideron të paligjshme.

Ndërkohë, me kërkesë të SHBA-ve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shtyrë zbatimin e fazës së dytë të planit, sipas të cilit vozitësit me targa serbe duhet të gjobiten me 150 euro.

Kjo kërkesë e SHBA-së erdhi pas bisedimeve të dështuara në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq më 21 nëntor.

Share this
  • Facebook
  • Messenger
  • Twitter
  • Pinterest
  • Linkedin
  • Whatsapp
  • Reddit
  • Email

admin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

You might be interested in

QKUK
November 29, 2024

Punëtoret shëndetësor protestojnë më 5 dhjetor

May 20, 2024

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjeti në dhomë armë, kokainë e marihuanë

April 17, 2024

Vrasja e Gjyljeta Ukelles, protestës në Pejë po i prinë vajza e të ndjerës

April 16, 2024

Të shtëna armësh afër Graçanicës, dyshohet për të plagosur

Gallery

© 2022 DTV të gjitha të drejtat e rezervuara

  • Për DTV
  • Privacy
  • Help
  • Terms
  • Kontakti

në fokus

Vrasja e 15-vjeçarit dhe babait të tij në Gradicë, Dëshmitari: pas të shtënave i mituri kishte thënë “o kuku babë m’rroki”

Dëshmitari Valdrin Muja tha se në ditën kritike, pas të

Prokuroria konfirmon se hoxha rrahu të dashurën e tij: Viktima u pyet nëse do shkojë në strehimore

Hoxha nga Obliqi, Behar Mjekiqi dyshohet se a ka bërë

Babai nga Vitia ia kërkon 100 mijë euro 67-vjeçarit që ia dhunoi vajzën e mitur dhe e la shtatzënë

Një ngjarje e tillë jo fort e zakonshme ka ndodhur

Ky është 25-vjeçari që dyshohet se dhunoi seksualisht 72-vjeçaren në Skenderaj

Gjatë ditës u raportua për identifikimin e 25-vjeçarit që dyshohet

  • Home
  • Lajme
  • Globale
  • Zgjedhjet 2025
  • Shëndetësi
  • Magazina
  • Art/Kulturë
  • Kontakti
  • Për DTV