Mos ja mësyni pas 26 nëntorit rrugës ‘Xhorxh Bush’, do të mbyllet për qarkullim në Komuna e Prishtinës

Për këtë rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Clinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi” do të jetë e mbyllur nga 26 nëntori deri më 8 janar.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se po fillojnë përgatitjet për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit.

Postimi i plotë:

Festat e fundvitit po afrojnë 🎄

Komuna e Prishtinës po fillon përgatitjet për dekorimin e qytetit, andaj ju njoftojmë se rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur 🚧 nga data 26 nëntor 2022 (duke filluar nga ora 🕔05:00) deri më 8 janar 2023.

Ju falënderojmë për mirëkuptim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.