Ambasadori gjerman e quan lajm të mirë arritjen e marrëveshjes për targat

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur lajm të mirë arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, për targat.

Rohde thotë se kjo është shenjë e mirë për bisedimet në çështjet e pazgjidhura.

“Një lajm i mirë me të vërtetë dhe gjithashtu një shenjë e mirë për bisedimet e mëtejshme për çështjet e pazgjidhura”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia, të mërkurën mbrëma kanë arritur marrëveshje për targat, në Bruksel.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka bërë të ditur se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

“Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.