Gjinovci i dëshpëruar: Mirëmëngjes t’gjithve përveç Albin Kurtit që ka lëshu pe

Aktivisti dhe përkrahësi i Qeverisë Kurti, Rron Gjonovci, ka reaguar përsëri kundër marrëveshjes për targat.

Ai ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka lëshuar pe dhe kësisoj për të nuk ka ‘mirëmengjesi”.

“Mirëmëngjes t’gjithve përveç Albin Kurtit që ka lëshu pe”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjinovci edhe mbrëmë pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat, doli me disa shkrime ku u shpreh i zhgënjyer me Qeverinë Kurti.

“Dobët Kurti, shumë dobët” dhe “Na shtini n’fesatë me krejt dyjenë e u tërhoq. E sovranitetit çka pi bojmë tash?”, ishin disa nga reagimet e tij.

Kujtojmë se me marrëveshjen e arritur të mërkurnë mbrëma në Bruksel, Kosova nuk do të marrë asnjë veprim për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale, ndërsa Serbia nuk do të prodhojë më tabela ilegale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.