Ish-koloneli i FSK-së: Ka ardh koha të të themi SHKO ALBIN, mos e merrë në qaf Kosovën

Shkruan: Afrim Veseli, kolonel në pension

Ju Kryeministri im.

Keq që dështuam, sepse çdo dështim i Juaji, është dështim i imi dhe gjithë neve si qytetar të Republikës. Pra, një thua tëndin kurr se jap për krejtë Serbin. Por keq e shumë keq që nuk dëgjove se çka na sugjeruan miqët me kohë. Keq që mendoje se vetëm Ju dini gjdo gjë. Qeshje e përqeshje , shajshe e ofendoje të tjetër. E edhe ma keq kur ju dëshiroje edhe të shkojnë e edhe në Hag.

Shko Hashim, i thoje Drejtuesit të luftës. E tani? Ai shkojë dhe po mbahet si burr atje, duke mbrojtë luftën tonë për liri. Apo e sheh tani se sa vështir është beteja me Serbin dhe një pjesë të Evropës??

Hashimi në Hag, ama me burrni. E Ju?

Po, shumë gabime edhe ai në qeverisjen e mbrëndshme, por në ruatjen e Kosovës ishte brilant, i pazavendêsushem. Hero i Kosovës ai dhe burrat tjerë atje.

Po, humbët Ju e pra humbëm krejtë Ne. Po hajde ndrysho Kryeministër. Ka pas shpresë se Ju gabimet në qeverisje të tjerëve Ju sdo i bëni, por ato veq po i thellon

Ndali betejat me mësuesit tanë, ndali betejat me veteranët, ndali betejat me gjyqtarët, pra ndal betejat me familjet në Kosovë.

Kryeministri ynë, reflekto sa ka kohë, mblidh njerzit e Kosovës afër dhe së bashku në betejën diplomatike me Serbin.Kurr asnjë hap pa
Amerikën.

Reflekto dhe ndërro rrugë. Pra nëse nuk e bënë, ka ardh koha të të themi SHKO ALBIN, mos e merrë në qaf Kosovën, por veq nga qeverisja, jo sikur ti Hashimit për Hag.

Kosova ka tok të shejtë, për secilin nga Ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published.