DTV Media

Suggestions

  • Opinion
  • Home
  • Lajme
  • Globale
  • Zgjedhjet 2025
  • Shëndetësi
  • Magazina
  • Art/Kulturë
  • Kontakti
  • Për DTV

DTV Media

Zgjedhjet 2025

Me asistimin e Xherdan Shaqirit, Zvicra e shqiptarëve fillon për mrekulli Kupën e Botës, mposht Kamerunin

by admin
November 24, 2022

Gjithsesi në 45 minutat e para gola nuk pati dhe dy skuadrat shkuan në pushim me rezultat të pastër 0-0.

Në fakt më mirë ndeshjen e nisën mysafirët ku krijuan dy raste të mira brenda një aksioni për gol, por pa arritur ta dërgonin topin në rrjetë.

Zvicra e ka nisur për mrekulli Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, ku ka marrë fitoren e parë.

Përfaqësuesja e Zvicrës në ndeshjen e tyre hapëse e kanë mposhtur Kamerunin me rezultat minimal 1-0.

Fillimisht sulmuesi Bryan Muembo goditi direkt në duart e Sommer, derisa nga topi i kthyer Toko Ekambi goditi mbi portë.

E pjesa e dytë nisi për mrekulli për Zvicrën, ku në minutën e 48-të gjetën golin.

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri bëri një asistim fantastik për Breel Embolon, i cili u gjend bukur në zonë dhe realizoi nga afërsia për 1-0.

Embolo nuk festoi fare pasi prejardhja e tij është nga Kameruni dhe i shënoi vendit të tij të lindjes.

Deri në fund të ndeshjes, dy skuadrat krijuan edhe disa raste të mira shënimi, por gola më nuk pati dhe Zvicra mori tre pikët e para në Botëror.

Dy futbollistët nga Kosova, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri luajtën titullar në këtë sfidë, derisa ky i fundit u qëndroi në fushë për 72 minuta, ndërkohë Xhaka ishte i plotë. Në bankën rezervë ishte mesfushori tjetër shqiptar Ardon Jashari.

Aktualisht helvetikët janë lider në Grupin G me tre pikë, derisa pritet të zhvillohet në mbrëmje ndeshja Brazil – Serbi.

Ndeshjen e ardhshme Zvicra e zhvillon me Brazilin pas katër ditësh, derisa Kameruni përballet me Serbinë.

Share this
  • Facebook
  • Messenger
  • Twitter
  • Pinterest
  • Linkedin
  • Whatsapp
  • Reddit
  • Email

admin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

You might be interested in

June 27, 2024June 27, 2024

UEFA dënon Zvicrën për shkak të flamurit të UÇK-së në tribuna

June 18, 2024

Presidentja Osmani publikon albumin me fotografi të realizuara në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër

May 10, 2024

Kurti dhe ish-presidentja e Zvicrës flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

January 30, 2024

Gol për ta mposhtur Baseli kampionin pas 15 ndeshjeve, rikthimi i madh i Kolollit në Zvicër: Tani dua të kthehem edhe te Kosova

Gallery

© 2022 DTV të gjitha të drejtat e rezervuara

  • Për DTV
  • Privacy
  • Help
  • Terms
  • Kontakti

në fokus

Ngritet shqetësimi për Xherdan Shaqirin nga media zvicerane, përmendet edhe Jashari dhe Imeri

Çfarë do të ngjan me Shaqirin, Seferoviqin dhe Sommerin? Pas

Një detaj interesant, ja kush e kapi për fyti Granit Xhakën

Futbollistët e Serbisë me direktiva u futën në fushën e

Selimi: Haxhi Krasniqi nuk është dashur të pranojë fitoren, ne e kemi përjashtuar gjyqtarin përjetësisht

Që nga orët e mesnatës (e shtunë – e diel)

Granit Xhaka veshi fanellën “Jashari”, reagon Besarta Jashari

Vajza e heroit Hamez Jasharit, Besarta Jashari ka reaguar pas

  • Home
  • Lajme
  • Globale
  • Zgjedhjet 2025
  • Shëndetësi
  • Magazina
  • Art/Kulturë
  • Kontakti
  • Për DTV