Ndërkohë për refuzimin që po ua bënte, as Amerika s’ka qëndruar pa dërguar sinjale. Disa ministrave të Qeverisë dhe kreut të Komunës së Podujevës nga radhët e VV-së i ishte thënë nga Ambasada e SHBA-së që të mos udhëtonin drejt SHBA-së meqë duhet të qëndronin në Kosovë për t’u marrë me krizën e krijuar. Ndërkohë Washingotni vazhdonte insistimin që Kurti të shtynte vendimin për targat meqë situata në Veri mund të eskalonte.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës zyrtarisht kishin shprehur zhgënjimin dhe shqetësimin e tyre me vendimin e kryeministrit Albin Kurti për të mos e shtyrë më vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat ilegale.
Kjo kishte nxitur një mal reagimesh brenda vendit, me opozitën që i kërkonte Kurtit ta dëgjonte Amerikën.
Just had an extensive interview with Kosovo Prime Minister Albin Kurti after the “license plate crisis” seems to have been defused for the time being. Some of the key statements and topics:
— Michael Martens (@Andric1961) November 26, 2022
Për çështjen e targave dhe për bisedat që ka pasur me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, rreth shtyrjes së vendimit për targat, Kurti ka folur në një intervistë me gazetarin gjerman të FAZ, Michael Martens.
Kreu i Qeverisë së Kosovës ka treguar se ka pranuar që ta shtyjë vendimin për targat ilegale pasi që ambasadori Hovenier i ka thënë se situata mund të përkeqësohet jashtëzakonisht shumë dhe në mënyrë të pakthyeshme.
Siç citon gazetari i FAZ, Kurti në këtë intervistë e ka pranuar se ambasadori amerikan ka më shumë informacione se vetë ai për situatën në veri të Republikës së Kosovës.
Përveç kësaj çështje, Kurti i është kundërpërgjigjur edhe kryediplomatit evropian, Josep Borell, i cili e kishte akuzuar Kurtin për “jokonstruktivitet” në takimin e fundit me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Kurti ka thënë se qëndrimi i tij për targat s’ka pasur të bëjë me kokëfortësinë por me “qëndrim parimor”.