“Është koha që Albin Kurti të ndalojë së mashtruari opinionin dhe të përballet me të vërtetën dhe faktet që dëshmojnë qartë se nuk ka afate të paracaktuara më parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka theksuar Petkoviq
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se nuk ka afate për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mashtron opinionin me deklaratat e tij.
Siç shkruan “N1” Petkoviq thekson se Kurti “çdo ditë zyrtarët ndërkombëtarë demantojnë këtë [ekzistimin e afatit për marrëveshje] dhe i fundit në është zëdhënësi i BE-së, i cili pa mëdyshje ka thënë se afatet artificiale nuk ekzistojnë në realitet”.
“I vetmi kohëmatës që po troket është ai i formimit të Asociacionit të komunave serbe, me të cilin Prishtina është vonuar tashmë 10 vite, prandaj Kurti do të ishte më mirë të fokusohej në përmbushjen e atij obligimi dhe të zbatonte atë që është nënshkruar në Bruksel”, ka thënë Petkoviq, duke vlerësuar se afatet e tjera “ekzistojnë vetëm në kokën e Kurtit”.
Ndryshe, kryeministri Kurti në një intervistë për televizionin malazez “Gradska” ka deklaruar se me planin franko-gjerman është paraparë që deri në pranverën e ardhshme, Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.