Vllasi: Propozimi franko-gjerman duhet të pranohet, Kosova trajtohet si shtet sovran

Juristi Azem Vllasi mendon se Kosova duhet të fokusohet në dialog tek çështja që e dërgon vendin në një marrëveshje për normalizim të plotë me Serbinë.

Sipas tij, në një destinacion të tillë dërgon plani franko-gjerman, që për Vllasin është bazë e mirë në favor të Kosovës dhe duhet të pranohet, meqenëse ka edhe mbështetjen amerikane.

“Në fakt ky plan ofron marrëveshje mes dy shteteve. Kosova dhe Serbia trajtohen si dy shtete sovrane dhe kjo është me rëndësi. Ashtu edhe çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe mbetet çështje dhe obligim i brendshëm i Kosovës në bashkëpunim me këto komuna e që del edhe nga Plani i Ahtisarit përbrenda cilit është edhe Kushtetuta e Kosovës. Kjo nuk është punë e Serbisë sidomos për faktin se ajo po synon që këtu ta instaloi në “RS” sikur në Bosnje dhe Serbët e Kosovës t’i nxjerr nga rendi kushtetues të Kosovë”, ka thënë Vllasi.

Ish-kryetari i Krahinës Autonome të Kosovës, ka thënë se Kosova me Serbinë duhet të dialogoj dhe të këtë marrëveshje vetëm si shteti me shtet dhe asnjë herë për çështje të brendshme të Kosovës.

Kurse sa përket çështjes së targave, avokati thotë se është mirë që është pranuar kërkesa amerikane e për një shtyrje të afatit lidhur me targat e regjistrimit në veri.

“Ndonëse kjo shtyrje duhej të ishte vendim i Qeverisë së Kosovës, pasi që është çështje e brendshme e Kosovë dhe ka të bëjë me qytetarë të Kosovës në veri. Por, kjo ishte vetëm një nga provokimet e radhës e Vuçiqit për ngritje të tensioneve në veri për të treguar se Serbët atje e pranojnë vetëm pushtetin e Serbisë dhe Vuçiqin si pushtet mbi ta. Do të ketë akoma provokime të tilla”, ka përfunduar Vllasi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.