“Nuk po shohim komponentë që do të më bënte të besoja se kemi arritur kulmin e inflacionit dhe se ai do të bjerë në një kohë të shkurtër. Unë mendoj që sa herë që pyes ekonomistët e mi të nivelit të lartë në BQE-së vendos rreziqet që mund të sjell inflacioni”, ka thënë Lagarde.
Inflacioni i Eurozonës nuk ka arritur kulmin por rrezikon të jetë edhe më i lartë se sa pritet. Komentet e bëra nga presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde lënë të kuptohet për një seri rritjesh të normave të interesit në të ardhmen.
Inflacioni në zonën e 19 vendeve arriti një rekord prej 10.6 për qind muajin e kaluar, por ekonomistët presin që ai të ulet në 10.4 për qind deri në fund të këtij viti.
Ekspertët kryesorë të BQE-së, po luftojnë për perspektivën për inflacionin dhe normat e interesit, duke i lënë investitorët të shqetësuar mbi lëvizjet e ardhshme të politikës së këtij institucioni.
Zyra Evropiane e Statistikave raporton se vendet evropiane po i afrohen një recesioni gjatë tremujorëve të ardhshëm. Inflacioni në Gjermani, Itali dhe Francë u rrit më shumë se parashikimi. Evropianët tanimë po e ndjejnë gjithnjë e më shumë koston e lartë të jetesës e cila sipas ekspertëve do të rritet edhe më shumë gjatë vitit të ardhshëm.