Të krishterët tani janë minoritet në Angli, kjo po ndodh për herë të parë

Archbishop of Canterbury Justin Welby (2nd L) is pictured during his enthronement service at Canterbury Cathedral on March 21, 2013 in Kent, south-east England. File

Britania e Madhe është bërë më pak religjioze – dhe me më pak popullsi të racës së bardhë – prej regjistrimit të parafundit të popullsisë dekadën e kaluar, tregojnë të dhënat e reja, të publikuara nga Zyra për Statistikat Kombëtare.

Më pak se gjysma e popullsisë në Angli dhe Uells e konsideron veten të krishterë, sipas gjetjeve të regjistrimit të ri të popullsisë.

Kjo është hera e parë që pakica i përket fesë kryesore të popullsisë.

Rreth 46.2 për qind e popullsisë në Angli dhe Uells e konsideron veten të krishtere, në krahasim me 59.3 për qind sa ka qenë shifra në regjistrimin e kaluar.

Numri i popullsisë myslimane është rritur nga 4.9 për qind në 6.5 për qind, derisa e popullsisë hinduse nga 1.5 për qind në 1.7 për qind.

Më shumë se një në tre persona – 37 për qind – konsiderojnë se nuk i përkasin ndonjë feje, në krahasim me 25 për qind më 2011.

Pjesët tjera të Mbretërisë së Bashkuar, Skocia dhe Irlanda Veriore, i publikojnë të dhënat e tyre ndaras.

Aktivistët e laicizmit kanë thënë se ky ndryshim duhet të nxisë analiza për mënyrën sesi është rrënjosur feja në shoqërinë britanike.

Ky vend ka shkollat e Kishës së Anglisë që financohen nga shteti, dhe pjesëtarë të institucionit të kishës kanë ulëse në Parlament dhe Mbretëri./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published.