Kurti thotë: S’mund ta përmbajë plani franko-gjerman Asociacionin sepse është propozim jo marrëveshje

“A ka asociaicon në marrëveshje, së pari s’ka marrëveshje, deputeti nuk e di dallimin mes  propozimin prej marrëveshjes”, ka thënë Kurti.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, gjatë interpelancës në Kuvendin e Kosovës ka folur edhe për çështjen e asociacionit.

Arben Gashi, deputet i LDK-së e pyeti Kurtin nëse asociacioni është i përfshirë në marrëveshje.

“Bëhet fjalë për propozim, jo për marrëveshje”, ka vazhduar ai.

Kurti po ashtu ka thënë se i respekton 33 marrëveshjet e arritura në Bruksel, por thotë se meqë ato s’i ka nënshkruar ai duhet të shqyrtohen.

Po ashtu kreu i ekzekutivit foli edhe për deklaratën e Borrellit pas arritjes së marrëveshjes për targat.

“Në paragrafin e fundit, të katërtin në deklaratën e Borrelit thuhet që do t’i ftojmë palët që të diskutohet për hapat e ardhshëm brenda kornizës së propozimit me qëllim që të propozojmë rezultatet para takimit të grupit special për normalizim me Kosovën dhe të rejave takimit të ardhshëm për kapitullin 35 për Serbinë”, ka deklaruar Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.