Policia e Kosovës ka dhënë informacion rreth rastit tragjik që ndodhi sot brenda oborrit të QKUK-së.
Zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00. Sipas saj bëhet fjalë për një grua 35 vjeçare dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.
Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.