Ministrja Haxhiu thotë se mund të parandalohej vrasja e 35-vjeçares, ja kë fajëson

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë sot para mediave se shtatzëna e vrarë e kishte raportuar bashkëshortin e saj në korrik të këtij viti për dhunë psiqike dhe fizike, dhe prokuroria, personin e dyshuar e kishte liruar në procedurë të rregullt.

“Pas përfundimit të takimit, siç e pamë mbrëmë një grua bashkë me foshnjën u vra pikërisht përpara objektit të Gjinekologjisë. Ishte një rast i rëndë, i kobshëm, i trishtë. Kjo na tregon se sa i shprehur është femicidi që po vranë gra e vajza.

Pesë ditë, dy gra të vrara nga bashkëshortë e tyre. Me urgjencë kemi mbledhur grupin, kemi diskutuar.

Më lejoni të iu informoj se sipas informatave, viktima kishte raportuar të dyshuarin për dhunë fizike dhe psiqike dhe Prokuroria e kishte lëshuar në procedurë të rregullt, ëhtë një papërgjegjësi dhe e prokurorit të rastit. Sikur prokuroria të ishte në krye të detyrës, rasti i tillë mund të parandalohej.

Kemi informacioneve që për shkak të hetimeve nuk mund t’i bëj të ditura. Ju garantoj që secili prej institucioneve, janë të obliguar të verifikojnë secilin veprim institucional prej momentit të parë kur është raportuar rasti”, tha ajo para mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.