Aksident i rëndë në rrugën Arllat-Malishevë- vdes një person dhe lëndohen pesë të tjerë

Një person ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën Arllat-Malishevë.

Rastin ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.