Vendimet e çuditshme të FIFA-s: Gjobisin Kroacinë për fyerjet e tifozëve, kurse Serbinë shumë më pak për gjeste nacionaliste
Institucioni më i lart i futbollit botëror, FIFA, ka gjobitur disa kombëtare në lidhje me Kupën e Botës “Katar 2022”.
FIFA e ka gjobitur me vetëm 20 mijë franga zvicerane Federatën e Futbollit të Serbisë për flamurin skandaloz në të cilën ishte harta e Kosovës e mbuluar me flamurin serb.
Saktësisht, pas ndeshjes kundër Brazilit, në dhomën e zhveshjes të cilën e shfrytëzon përfaqësuesja e Serbisë, është varur një flamur me hartën e Kosovës të lyer me ngjyrat e flamurit serb, me sloganin: “Jo dorëzim”.
E në anën tjetër, FIFA e ka gjobitur Kroacinë me 50 mijë franga zvicerane për shkak të fyerjeve të tifozëve të saj në ndeshjen ndaj Australisë.
Gjestet apo simbolet nacionaliste e politike në futboll dënohen rëndë nga FIFA, por jo edhe në këtë rast.
Veprimet nacionaliste të serbëve karshi shtetit të Kosovës mund të vazhdojnë edhe në të ardhmen, për shkak të këtij dënimi të lehtë.
Kujtojmë se për shkak të atij flamuri, kishte reaguar edhe Federata e Futbollit e Kosovës e cila ka bërë një ankesë në FIFA.