Varhelyi pas takimit me Bislimin: Biseduam për aplikimin e Kosovës në BE

Komisioneri evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se gjatë takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në Bruksel, është diskutuar për aplikimin e Kosovës në bashkimin Evropian.

Kështu ka bërë të ditur vetë Varhelyi përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Aplikimi i afërt i Kosovës për të filluar procesin e anëtarësimit në BE ishte tema e takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Bislimi të mërkurën e shtatë dhjetorit ka udhëtuar drejt Brukselit, ku do të zhvillojë takime me funksionarë e zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian.

Në komunikatën e dërguar për media thuhet se kjo vizitë, do të shërbejë për informimin dhe koordinimin me partnerët tanë evropianë, në tre institucionet kryesore të BE-së, sa i përket aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Kjo vizitë, do të shërbejë për informimin dhe koordinimin me partnerët tanë evropianë, në tre institucionet kryesore të BE-së, sa i përket aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.

Leave a Reply

Your email address will not be published.