Rizvanolli i përgjigjet Gashit: Zgjatja e masave emergjente për energji s’i ka kaluar 240 ditë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se zgjatja e masave emergjente për energji ende nuk i ka kaluar 240 ditë.

Kështu i është përgjigjur ajo shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashit, i cili ka thënë se tashmë këto masa i kanë kaluar 240 ditë.

“Të gjitha çështjet që po i shtroni i kemi diskutuar edhe në seancat e kaluara”.

“Një përjashtim është për numrin e ditëve. Masat janë shpallur më 24 dhjetor 2021 dhe ka pasur zgjatje. Pataj janë ndërprerë dhe janë shpallur sërish në gusht të këtij vitit. Do të thotë 240 ditëshi nuk është mënyra se si ju e llogaritët”.

“Ligji e lejon që të zgjaten për nga 90 ditë deri në 190 ditë shtesë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.