Amerikanët “zbarkojnë” në Serbi – skenari që do të sjellë shkatërrimin e Beogradit, nëse Vuçiq nuk plotëson dy kushtet e Perëndimit

Situata në Veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar edhe pse ka një ndërhyje të fortë nga ndërkombëtarët, pasi mjafton një shkëndijë e vetme dhe plas lufta e madhe. Amerikanët kanë kthyer vëmendjen më shumë se kurrë në Ballkan. Në fokusin e tyre është pikërisht Serbia e orientuar shumë fort dhe qartë drejt Rusisë, por njërën “këmbë” Beogradi e mban nga Perëndimi. SHBA po kërkon që pikërisht t’i japin fund lojës “me dy karrige” të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Ndërhyrja amerikane ka filluar dhe Serbia është nën alarm, pasi nuk do ketë rrugë tjetër vetëm se të vendosë sanksione ndaj Rusisë si dhe të njohë Kosovën. Ashtu si SHBA dhe BE kanë paralajmëruar se nëse Serbia nuk ndryshon kurs do të përballet me të njëjtët sanksione si Rusia, si edhe çdo investim i Perëndimit në Beograd do të ndërpritet.

Kjo ndërhyrje nga amerikanët vjen në një moment shumë të nxehtë ku lufta në Ukrainë ka ndryshuar situatën gjeopolitike dhe ka rritur rrezikun për konflikte të reja dhe për ndezjen e llogarive të vjetra, siç është situata delikate Kosovë-Serbi.

Reagon SHBA

Pas incidenteve të armatosura në komunat në Veri të Kosovës, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, dënoi dhunën dhe tha qartë se nuk duhet të ketë zgjedhje në katër komunat serbe. Po ashtu, po afron 12 dhjetori, vizita e të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin do të “zbarkojë” në rajon një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane, këshilltar i sekretarit amerikan të shtetit, Derek Schole.

“Në 12 dhe 13 dhjetor, Schole do të jetë në Prishtinë, ku do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe liderë të tjerë politikë, për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm për një sërë çështjesh, duke përfshirë përpjekjet e SHBA-së për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike. duke përfshirë dialogun me ndërmjetësimin e BE-së për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me fokus njohjen reciproke”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Më 13 dhjetor, Schole do të “zbarkojë në Beograd, ku do të bisedojë me zyrtarë qeveritarë për sigurinë energjetike, integrimin ekonomik rajonal dhe përparimin drejt synimit të Serbisë për anëtarësim në BE. Ai do të diskutojë edhe për rolin e Serbisë në forcimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm në dialog me ndërmjetësimin e BE-së për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Kosovën”, thuhet në njoftim. Disa muaj më parë ishte Escobar ai që i dha një ultimatum të qartë dhe të prerë presidentit serb.

“Mendoj se duhet të harrojmë narrativën se Kosova është Serbi dhe të kalojmë në atë që Kosova dhe Serbia janë në të vërtetë Evropë”, theksoi ai.

Holanda e ashpër me Serbinë

Më 8 dhjetor, Dhoma e Përfaqësuesve e Holandës miratoi një rezolutë që i bën thirrje qeverisë së saj të avokojë në Bruksel për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për Serbinë, nëse Beogradi nuk respekton politikën e vizave dhe të jashtme të BE-së. Propozimi pati mbështetjen e koalicionit qeverisës dhe deputetëve të opozitës.

Ai u dorëzua nga dy deputetë të dy partive më të mëdha të koalicionit qeverisës, Jeoren van Weinharden nga Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD) dhe nga Partia Demokratët 66. Mirëpo, propozimi u mbështet edhe nga përfaqësuesi i opozita Partia Socialiste (PS), Jasper van Dijk.

“Dhoma e Ulët mbështet propozimin tonë për një qasje më të rreptë ndaj Serbisë nëse presidenti Vuçiç nuk i mbështet sanksionet kundër Rusisë. Përfundimi i procesit të pranimit të Serbisë në BE mund të bëhet një opsion. Nuk do të hezitojmë ta përdorim”, tha Van Weinharden.

Rezoluta e Parlamentit holandez bën thirrje për pezullimin e regjimit pa viza për Serbinë përmes mekanizmit të frenimit emergjent më së voni deri në mars të vitit 2023, “duke pasur parasysh se Serbia po minon gjithnjë e më shumë politikën e jashtme të BE-së për shkak të qëndrimit të saj dashamirës ndaj Rusisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.