Zhvillimet dramatike në veri/ Kurti ‘godet’ Vuçiqin dhe qeveritë e kaluara – ka një thirrje për serbët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ka thënë se Serbia po kërcënon sërish me luftë.

“Ajo që ne e dinim prej kohësh u shpërfaqë në mënyrën më të egër të mundshme. Pas 23 viteve nga përfundimi i luftës, Serbia kërcënon sërish me luftë dhe me rikthimin e forcave të tyre ushtarake të cilat kanë kryer gjenocid në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se Beogradi zyrtar sot po flet e sillet si para 23 viteve dhe udhëhiqet me një kastë të njëjtë politikanësh me në krye me ish-zëdhënësin e Millosheqvit.

“Serbia nuk po e fsheh që kërkon të Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, e cila u mbajtë pas tensioneve në veri.

Ai ka fajësuar Qeveritë e kaluara për gjendjen në veri, duke thënë se bënin marrëveshje me “kriminelë si Radoicici dhe Veselinoviqi” dhe se nënshkruan marrëveshje që FSK’ja të mos dërgohej në veri.

“Me kriminelë si Radocici dhe Veselenivoqi bëhej marrëveshje edhe për të formuar Qeverinë e Kosovës, edhe për të blerë qetësi në veri të vendit, ku pasi kishin nënshkruar se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të dërgohej atje, tolerohej kontrabanda, zgjedhjet e Serbisë, dinari serb, targat ilegale të Serbisë, mospagesa e taksave as lokale e as qendrore, mospagesa e furnizimin me ujë e energji. Kjo përbën mosushtrim të obligimeve kushtetuese dhe detyrimeve ligjore, andaj një situatë e tillë padyshim që është e papranueshme për një shtet demokratik, evropian e prosperues sic është Republika e Kosovës, ku sundimi i ligjit është i padiskutueshëm”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka folur edhe për shtyrjen e zbatimit të disa vendimeve, duke thënë se “çdo shtyrje i skadon afati”.

“Ne duam të veprojmë me kujdes, duke kuptuar ndjeshmërinë ndaj situatës. Këtë e kemi dëshmuar gjatë gjithë kohës. Në fakt për shkak të brishtësisë së situatës atje dhe partneritetit me miqtë tanë, partnerët tanë evropiane e amerikanë kemi toleruar shtyrje disa herë të zbatimit të vendimeve tona, por çdo shtyrje edhe i skadon afati. Ne nuk kemi hequr dorë nga asnjë vendim që kemi marrë sepse nuk mund te heqim dorë nga ligjshmëria, kushtetueshmëria e obligimet që i kemi për shkak të përgjegjësive që I kemi marrë. Paligjshmëria nuk do të durohet, nuk do të tolerohet në asnjë pjesë të vendit tone”, deklaroi Kurti.

Ai ka pasur edhe një ftesë për serbët e Kosovës.

“Unë i ftoj të gjithë serbët në Kosovë që të punojnë bashkë me neve, të jetojnë bashkë me neve, të kuvendojnë bashkë me neve, të qeverisin bashkë me neve. Serbia dëshiron kthim në kohën e luftës kur ka kryer masakra e gjenocid në Kosovë. Ne dëshirojmë të ardhme demokratike, prosperuese e evropiane”, deklaroi Kurti.
vazhdojë luftën që e humbi. Kjo përbën kërcënim të vazhdueshëm për shtetin tonë dhe paqen në vendin tonë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të dielën se serbët janë qytetarë të Kosovës dhe se ata duhet të distancohen nga grupet kriminale dhe “regjimi i [Aleksandar] Vuçiqit, i cili i financon dhe kërkon luftë”.

Ai akuzoi Serbinë se dëshiron të kërcënojë integritetin territorial të Kosovës dhe se dëshiron të destabilizojë gjithë rajonin e Ballkanit.

Kurti tha se të gjitha institucionet e Kosovës do të jenë vigjilente për të mundësuar vendosjen e paqes, sigurisë, ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se mbrëmjen e 10 dhjetorit janë ngritur gjashtë barrikada në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Ai tha se pikëkalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë ende të mbyllura për arsye sigurie.

Sipas tij, barrikadat janë vendosur pas arrestimit të ish-polici i PK-së, Dejan Pantiq, me arsye, siç tha ai, pengimin që Pantiq të dërgohej në jug, pas caktimit të masës së ndalimit prej 48-orësh.

Ai tha gjithashtu se mbrëmjen e 10 dhjetorit është shkëmbyer zjarr afër digës së Ujmanit.

“Në disa lokacione janë hedhur shok-bomba, ndërsa njësitet policore kanë shkëmbyer zjarr me disa grupe kriminale pas një sërë sulmesh të organizuara nga këto grupe, pranë digës së liqenit të Ujmanit. Pas shkëmbimit të zjarrit situata është vënë nën kontroll dhe është nën vëzhgim shtesë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.