Befason prifti Ortodoks: Feja Islame është feja e parë që e zbriti Zoti në tokë dhe kjo duhet pranuar

Në emisionin Kojshia Show, këtë javë mysafirë ishin, hoxhë Sadri Zeka dhe prifti ortodoks At-Nikolla Xhufka, të cilët diskutuan për temën e javës që kishte të bënte me festat e fundvitit si dhe harmoninë ndër-fetare te shqiptarët.

“Më kanë shkruar shumë myslimanë dhe me kanë thënë bëhu mysliman, hiq dorë nga prifti. Dhe, unë iu kam thënë ‘ku e di ti që unë nuk jam mysliman’. ‘Jo, por ti je prift’, ma kanë kthyer. Çfarë lidhje ka? Kur kam pyetur shumë njerëz dhe disa teologë dhe kam pyetur se “kush është feja e parë e njerëzimit?” dhe shumë më kanë thënë se është paganizmi, krishterimi edhe islami, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë. Në qoftë se e marrim ta përkthejmë fjalën “islam”, do të thotë paqe. Dhe, feja e parë e njerëzimit ka qenë islami dhe kjo duhet pranuar”, ka thënë Xhufka.

Ndiqeni emisionin e më poshtëm nga minuta 34:00 për ta dëgjuar deklaratën e plotë e priftit ortodoks At-Nikolla Xhufka se pse islami është feja e parë që i ka zbritur njerëzimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.