Harmoni e paparë ndër-fetare: Prifti dhe hoxha e këndojnë bashkë këngën e Adem Jasharit

Në emisionin Kojshia Show, këtë javë mysafirë ishin, hoxhë Sadri Zeka dhe prifti ortodoks At-Nikolla Xhufka, të cilët diskutuan për temën e javës që kishte të bënte me festat e fundvitit si dhe harmoninë ndër-fetare te shqiptarët.

Në këtë emision nuk ka munguar edhe muzika folklorike, ku këngëtari Kastriot Seferi interpretoi disa këngë me tematikë kombëtare, duke mos harruar edhe këngën që thërret edhe në bashkimin kombëtar ndër-fetar, pra këngën për “Shqipërinë etnike”.

Seferi, në këtë emision interpretoi edhe këngën kushtuar komandantit Legjendar Adem Jashari, në këndimin e së cilës iu bashkuan edhe hoxha dhe prifti.

Ndiqeni minutën e 102:00 të emisionit për të parë se si e këndojnë hoxha dhe prifti këngën “Mora fjalë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.