Filloi takimi i përbashkët i Kurtit me Lajçakun dhe Escobarin

Nisi takimi i kryeministrit Albin Kurti me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi,

Miroslav Lajčák dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike

dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Nisi takimi i kryeministrit Albin Kurti me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi,

Miroslav Lajčák dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe

njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ndryshe, Gabriel Escobar, dje u prit në takim nga kryeministri Albin Kurti. Në takim u diskutua për situatën aktuale dhe

zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Republikë së Kosovës. Escobar dhe ambasadori amerikan në Kosovë,

Jeff Hovneier, dje u takuan me përfaqësues të Listës Serbe. Në takim ishte edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Sipas njoftimit të Listës Serbe, ata biseduan për situatën politike dhe të sigurisë

Ndryshe, takimi i djeshëm ishte në kuadër të vizitës së paralajmëruar të këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit,

Derek Chollet, i cili për shkak se rezultoi pozitiv me COVID-19 e pati të pamundur të realizojë vizitën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.