Nurellari: Kurti dikur tallej, iu deshën dy dekada për ta kuptuar rëndësinë që ka Amerika për mbijetesën tonë

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas deklaratave të emisarit amerikan, Gabriel Escobar.

Nurellari ka deklaruar se reagimet e partnerëve e miqve amerikan erdhën pas pamaturisë së Kurtit.

“Kjo deklaratë vlen si një leksion për kryeministrin më të paaftē e të papërgjegjshëm tē Kosovës që tallej me aleatin kryesor “Amelika Amelika, që trajtonte si armiq partnerët strategjik duke thënë se “Në ‘Shtëpinë e Bardhë’ do të nguleshin thikat mbi harta” dhe parapëlqente lidhjen me Brukselin e jo me Uashingtonin sepse sipas tij “Kosova është shtet në kontinentin e Evropës, e nuk është atje në kufi me Meksikë”, ka shkruar ai.

Tutje, Nurellari ka deklaruar se kryeministrit Kurti i janë dashur dy dekada për të kuptuar rëndësinë që e ka për mbijetesën tone aleanca me Amerikën.

“Mjerë Kosova çfarë e ka gjetur me këtë kryeministër që i duhen dy dekada për të kuptuar e pranuar rëndësinë që ka për mbijetesën tonë aleanca me Amerikën sepse ka zgjedhur të nxëjë politikë ngadalë “duke parë duke bërë” apo “duke mësuar pasi e ka pësuar””, ka shkruar Nurellari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.