Abazoviq: Ish-zyrtari i policisë Lazoviq dhe biznismeni Uboviq duan likuidimin tim

Kryeministri në mandatin teknik i Malit të Zi Dritan Abazoviq akuzoi sot ish-zyrtarin e lartë të policisë Zoran Lazoviq dhe biznesmenin Ranko Uboviq se duan likuidimin e tij.

Lazoviq, Uboviq dhe kompania Bemaks e paditën Abazoviqin për 21 mijë euro secili për shkelje të të drejtave personale. Abazoviq më parë i akuzoi ata se ishin të përfshirë në kontrabandën e cigareve.

Sot në një konferencë për media Abazoviq tha se nuk duan para sepse nuk kanë nevojë për para.

“Ju e di qe unë asnjëherë nuk e bëj vetveten viktimë, as që kam frike nga njerëz te tille, as diç të tillë, ata njerëz duan likuidimin e kryeministrit, ata njerëz nuk duan 21000 euro, nuk kane nevoje për para, vetëm goja e vdekur nuk flet kjo është ajo. Por janë vonuar, unë për këtë kam tërhequr vërejtjen unë kam thanë ose do të vijnë të parët tek unë ose unë i pari tek ata, tashmë është shumë vonë për ta, për ta është, nëse dora e drejtësisë punon për ata njerëz është vonë. Më vjen keq, por kjo është kjo, nuk e hap me tej, kam argumente për njërin dhe për tjetrin, kam argumente për njeri dhe tjetrit, avokatet le të bëjnë punën e tyre”, ka thënë Abazoviq.

Ai tha se është një nder i madh për të që ka drejtuar gishtin në majë të piramidës kriminale në Mal të Zi dhe ka goditur njerëzit drejtpërdrejt në zemër.

“Personalisht kur e kam parë për mua ka qenë me të vërtetë qesharake që njerëzit e sjellin veten në këtë dhe për mua është qesharake më besoni njerëzit shikojnë komisionin për Kuvendin apo Kuvendin e Malit të Zi dhe pastaj kush-kënd për çka e ka akuzuar, atëherë unë ata do duhej t’i akuzoj për kompensim të dëmeve, që do të ishin dhjetëra miliona euro dhe mediat e tyre çdo ditë shkruajnë gjëra që janë komplet të pavërteta që nuk mund t’i vërtetojnë kurrë se e dinë që janë të pavërteta. Por thjesht ne jemi politikanë dhe duhet të jemi tolerantë. Unë jam shumë tolerant, simpatizoj për dorën e drejtësisë edhe ne raport me mua por për zotin edhe në raport me ta. Nëse gjykata e gjykon do të paguajë dëmshpërblimin, nuk ka problem dhe jam gati t’ua jap atë kompensim vetëm ta pranojnë që kanë bërë për çfarë po i akuzoj politikisht dhe shpresoj që autoritetet gjyqësore të akuzojnë për atë që me të vërtetë është e saktë”, tha Abazoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.