Nga Kimete Berisha
Eskobar tha se është kategorikisht kundër kthimit të ushtrisë serbe në Kosovë.
Kur je kundër diçkahit, nuk do të thotë se nuk do ta lejosh të ndodh.
Mund të jesh kategorikisht kundër edhe në mënyrë pasive dhe të heshtur, pa bërë asgjë që ta pengosh…kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.
Tërë jetën mund të jesh kundër dikujt dhe të mos veprosh asgjë kundër tij.
Kur je kundër kthimit të ushtrisë serbe në Kosovë – nuk do të thotë se nuk do ta lejosh kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.
Eskobar nuk kërkon nga KFOR t’i heq barrikadat.
Nuk kërkon as nga serbët t’i heqin barrikadat.
Nuk kërkon nga njerëzit t’i heqin barrikadat.
Eskobar e ka barrikadën e tij.
Ai thjesht kërkon nga barrikadat që ato të heqen, sepse ato nuk heqen pa i hequr.
Edhe më keq, Eskobar tha se as nuk e di kush ka faj për vendosjen e barrikadave:
– Nuk mund ta fajësojë veçanërisht dikë për situatën e krijuar ditëve të fundit, tha ai.
Pra, sipas Eskobar, nuk dihet a janë fajtorë serbët e maskuar që gjuajnë me bomba
– apo shqiptarët qē gjuajnë me bukë (dhe që qeveria Kurti me paret e shqiptarëve të varfër për 10 muaj ua ka paguar rrymën serbëve në Veri me 51 milionë euro).
Eskobar ende nuk e di: kush ka faj!
Askush nuk është i interesuar të hiqen barrikadat serbe në Veri, sepse ato mund të hiqen për dy minuta.
Për të na qetësuar mendjen, Eskobar do të duhej të thoshte:
– Amerika nuk do të lejojë kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.
Por këtë nuk e tha.
Pas takimit me kryeministrin Kurti Eskobar tha se ‘Barrikadat nuk bën të hiqen me bulldozer, por me mirësi, me marrëveshje’.
Kjo do të thotë se i legjitimoi barrikadat, dhe ato do të përdoren për të realizuar qëllimet e serbëve.
Pra, Eskobar kërkoi që barrikadat të mos hiqen me bulldozer por me qejf.
E qejfi kushton shtrenjtë.
P.S. Asociacion – apo ushtria serbe hyn në Kosovë!
Zgjedh Albin Kurti. Por më mirë shko n’shpi.