Demhasaj kritikon Lajçakun: Duhet bërë me gisht ndaj grupeve kriminale për barrikadat në veri

“Mendoj që situata tash është më e qetë sepse u mor vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve sepse kjo ishte fillimisht problemi kryesor që çoi se mund të eskalojë situata në veri dhe kishin të bëjnë me idenë që zgjedhjet të mos mbahen. Tash pasi që u shtynë zgjedhjet nuk u mbetet tjetër serbëve t’i bllokojnë rrugët tashmë i kanë bllokuar është e qetë situata sepse kur rruga është e bllokuar e ki të pamundur edhe Policia me hy në atë pjesë dhe me ndodhë qarkullimi”, tha ai.

Kurse, pas vizitës së emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe atij të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, kishin qëndrime të njëjta.

“Sa i përket mesazheve dmth të dërguarit të Uashingtonit edhe të BE-së, Lajçak në njëfarë mënyre në një pikë kishin qëndrime të njëjta. Lajçak tha që barrikadat nuk mund të duhet të ihqen me buldozer apo diplomatike pak a shumë edhe të njëjtën e tha edhe Escobar që tha se duhet hequr nga ata që janë vendos në një mënyrë ta prejnë që nuk duhet të ndërhyjë Policia në atë pjesë sepse mund të eskalojë situata”, tha ai.

Sipas tij, gabimi i Lajçakut ishte që tha se “nuk bëjmë me gisht ndaj askujt për situatën e krijuar”, sepse grupet kriminale janë fajtore për këto barrikada.

“Në këtë aspekt mesazhi është i njëjtë por mesazhi që u dërgua nga Lajçak që tha se ne nuk bëjmë me gisht ndaj askujt kush është fajtor mendoj që është gabim sepse ishin dy probleme ose dy vendime që Qeveria i mori mund të themi se ishin këto arsyeja që reaguan, vendimi për targa dhe çështja e zgjedhjeve ku u shpallën konform dispozitave nga Presidentja por për shkak të situatës u shtynë. Dy arsyet kryesores që mund të kenë qenë pse është blloku veriu tashmë nuk ekzistojnë prandaj mendoj që Lajçak edhe duhet bërë me gisht ndaj faktorit që janë grupe të caktuara kriminale në veri”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.