Penguan zyrtarët policorë në kryerje të detyrës, u arrestuan tre persona

Tre burra janë arrestuar të hënën në mbrëmje në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë, pasi kanë penguar në shqiptimin e

gjobës për zhurmën në lokal dhe më pas kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor në kryerje të detyrës zyrtare.

Tre burra janë arrestuar të hënën në mbrëmje në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë, pasi kanë penguar në shqiptimin

e gjobës për zhurmën në lokal dhe më pas kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor në kryerje të detyrës zyrtare.

Policia sot ka informuar se personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që kanë penguar në shqiptimin e gjobës për zhurmën në lokal dhe

më pas kanë sulmuar fizikisht dy zyrtar policor në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit njëri nga të

dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.”, ka bërë të ditur Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.