Filmi “Dasma e Gollakut”, premierë në DTV më 23 dhjetor

Filmi i metrazhit të shkurtër “Dasma e Gollakut”, do të shfaqet premierë në televizonin DTV, më 23 dhjetor, ora 20:00.

Ky film gjatë xhirimeve kishte marrë vëmendjen edhe të gazetarëve nga Ukraina.

Ishte Ludmila Makey, e cila gjatë xhirimit të filmit, kishte thënë se ëndërr e kishte ta shihte se si organizohen dasmat e shqiptarëve të Kosovës, dhe sipas saj kjo ëndërr iu realizua.

Duke i pa xhirimet nga afër ukrainasja u befasua me realizimin ku e kishte quajtur ‘fantastike’ që po e sheh me sytë e saja.

Ky film që përcjell traditat e vjetra shqiptare të dasmës për shtetasen ukrainase ishte një lumturi shpirtërore, e cila e pranoi edhe vet se i këndonte shpirti deri sa realizohej filmi.

Ndryshe, filmi do të transmetohet edhe në kanalin zyrtar në YouTube, DTV Official.

Leave a Reply

Your email address will not be published.