Sekuestrohen 1,3 tonë kokainë e fshehur mes bananeve në Holandë

Doganierët holandezë kapën rreth 1,3 tonë kokainë të fshehur në dy kontejnerë me banane në portin Vlissingen. ”Kontejnerët ishin të destinuara për një kompani në qytetin bregdetar që nuk kishte asnjë lidhje me ngarkesën e paligjshme, theksoi zyra e prokurorit holandez.

Kontejnerët kishin mbërritur në Vlissingen nga Ekuadori, nëpërmjet portit belg të Antwerpës. Hetuesit vlerësojnë vlerën e tregut të drogës në rreth 95 milionë euro (101,2 milionë dollarë).

Kokaina u copëtua në pako nga një kilogram secila dhe më pas u asgjësua. Rasti po hetohet nga një njësi speciale e përbërë nga forca të policisë detare, doganave, hetimeve financiare dhe prokurorisë.

Antwerpa dhe porti holandez i Roterdamit janë portet kryesore të hyrjes në Evropë për trafikun e kokainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.