BOJA E SHKRIMIT DHE PRODHIMI I SAJ NË PERIUDHËN OSMANE

Kjo bojë e cila përmban blozë zamkë dhe ujë, ishte boja më e preferuar nga kaligrafët e Perandorinë Osmane sepse korrigjohej lehtësisht dhe nuk zbehej

shpejt. Në përgjithësi bloza e marrë nga vaji i lirit duhej të mblidhet sipas rendit të saj.

Nxehtësia e vajit të lirit të djegur nga fitili mblidhet në dhomat e blozës (dhomat e tymit) nën vaskat e mbushura me ujë.

Për të hequr fortësinë e blozës dhe vajit në të, bloza e mbështjellë me letër transparente vendoset në brumë dhe piqet në furrë dhe në këtë mënyrë vaji

në blozë asgjësohet. Kështu bloza bëhet gati për tu përdorur në formë të pastër boje.

Përveç kësaj, në prodhimin e bojës përdoret edhe një material tjetër si zamkë arabe i cili tretet duke u mbajtur në ujë të ftohtë.

Kombinohen lëngu i lëvozhgës së shegës me zamkën arabe dhe tundet në tundës dore. Ajo merr formën e bojës në dhjetë ditë nëse vendoset së bashku me një top

hekuri në një tundës të mbyllur ose nëse tundet në tundës me dhjetë mijë goditje në ditë.

Veç kësaj, i shtohen shafran dhe ujë trëndafili për t’i dhënë erë të këndshme. Në xhamitë historike Osmane si xhamia Sylejmanije, falë llogaritjes së erës

(rrhahjes ajrore ose siç njihet në ca zona me emrin “përmajë”) tymi i dalë nga kandilat me të cilët ndriçohej xhamia, mblidhej në një vend të vogël të quajtur dhoma e blozës a tymit.

Boja e blozës që përgatitej në Perandorinë osmane, vendosej në tundës të mbyllur më pas vendosej mbi devetë që niseshin çdo vit nga Stambolli drejt Mekës e Medinës.

Në këtë mënyrë boja merr masën e duhur dhe njëkohësisht do t’i shtohet shenjtëria duke shkuar në tokat e shenjta. Kurani u shkrua çdo herë vetëm me bojën që vizitonte vendet e shenjta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.