Miratohen Projektligji për kinematografi dhe koncept-dokumenti për rini

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar edhe Projektligjin për kinematografi dhe koncept-dokumentin për rini.

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar edhe Projektligjin për kinematografi dhe koncept-dokumentin për rini.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku u shpreh se me Projektligjin për kinematografi parashihet reformë e plotë strukturore në sektorin e filmit duke e shpallur këtë sektor si interes të veçantë publik.

Sa i takon koncept-dokumentit për Rini, Çeku e konsideroi si reformë të plotë po ashtu në sektorin rinor, i cili u jep mundësi për të hartuar ligj të ri për rininë.

Çeku: Projektligji për Kinematografi e bënë këtë sektor interes të veçantë publik

Video

“Parasheh një reformë të plotë strukturore në sektorin e filmit, projektligji e shpall filmin si sektor me interes të veçantë publik në Kosovë gjithashtu është një përpjekje për të krijuar kushte për ekonominë kulturore bazuar në filmin, tërheqjen e investitorëve të huaj përmes sistemit të rabatit parasheh një sistem të rimbursimit të investimeve të huaja në prodhimin e filmave në Kosovë, ky projektligj parasheh edhe themelimin e rrjetit të kinemave publike të Kosovës fuqizimin e kapaciteteve të QKK-së“, u shpreh Çeku.

Në mbledhjen e sotme ekzekutivi kosovar miratoi edhe draftin e programit edukativ për nxënësit e klasës së njëmbëdhjetë (11) të Republikës së Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë “Edukimi për Siguri” (MAShTI) si dhe propozim-vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.