​Kusari- Lila: Dënimi i sotëm për Sali Mustafën është si pasojë e një vendimi të Kuvendit për themelimin e kësaj gjykate

Lëvizja Vetëvendosje dhe AAK kanë komentuar vendimin e sotëm të Speciales për dënimin e Sali Mustsafës me 26 vjet burgim.

Lëvizja Vetëvendosje dhe AAK kanë komentuar vendimin e sotëm të Speciales për dënimin e Sali Mustsafës me 26 vjet burgim.

Shefja e Grupit Parlamentar i VV, Mimoza Kusari Lila tha se vendimi i sotëm për dënimin me 26 vjet burgim për Sali Mustafën është si pasojë e një vendimi të Kuvendit për themelimin e kësaj gjykate.

Ajo tha se qëndrimi i VV ëshrë i ditur për këtë gjykatë, pasi që ka qenë vendim i gabueshëm.

Shefi i GP të AAK-së Besnik Tahiri tha se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe kërkoi që ky vendim të apelohet.

“Ky vendim duhet të apelohet dhe është absurd”, tha ai.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Kuvendit ka vendosur të mbajë dy seanca parlamentare të enjten e ardhshme, ku pritet të shqyrtohen edhe dy projektligjet në lexim të dytë, Projektligji për zyrtarët publik dhe projektligji për pagat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.