Krasniqi: Dënimi i Salih Mustafës është dënim i rëndë që nxitë indinjatë te secili shqiptar

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deklaroi se dënimi i sotëm i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, është dënim i rëndë që nxitë indinjatë te secili shqiptar.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deklaroi se dënimi i sotëm i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, është dënim i rëndë që nxitë indinjatë te secili shqiptar.

“Ky vendim i sotëm, shpresojmë se do të korrigjohet në shkallën e dytë, për të dëshmuar seriozitetin dhe paanshmërinë e Gjykatës. Drejtësisë i kemi besuar gjithmonë dhe drejtësia, pashmangshëm, herëdokur, duhet dhe do ta gjejë rrugën e vet të vërtetë.”, shkroi Krasniqi ndër të tjera në Facebook.

Ai shtoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është dhe do të mbetet gjithmonë krenaria kombëtare.

Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, në krye me gjyqtaren Mappie Veldt Foglia, sot ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, duke e dënuar atë me 26 vjet burgim, duke e llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Prokuroria pretendon se i njëjti ka kryer krime lufte dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme. “Dënim me 10 vjet burgim për krimi ne luftës së ndalimit arbitrar pika 1, dënim me 22 vjet burgim për krimin e luftës së torturës pika 3, dhe dënim me 25 vjet burgim për krimin e luftës së vrasjes së paligjshme pika 4. Trupi gjykues ju dënon me vendi të njësuar më 26 vjet burgim në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.

“Ky aktgjykim shqiptohet publikisht në emër të popullit të Kosovës dhe në praninë e zotit Mustafa”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.

Ky është aktgjykimi i parë i Speciales për pretendimet për krime lufte.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.