“Rrëfime dhe urtësi” – Dy robërit

 

Një mbret kishte blerë dy robër. Njëri ishte i mbajtur, ndërsa tjetri jo i mbajtur.

Mbreti bisedoi pak me të mbajturin dhe pa se ishte i zgjuar dhe gojë ëmbël.

Mbreti dëshiroi ta njoh edhe robin tjetër, dhe e ftoi pranë. Pa se ishte i pa mbajtur, i pa larë, si dhe dhëmbët i kishte të prishur dhe goja i kundërmonte. Mbreti nuk e pëlqeu fare robin e dytë, por gjithsesi dëshironte ta njihte.

Robit të parë i tha shko në hamam pastrohu. Dhe kur u largua ai filloi të flas me robin e dytë.

Miku yt më tregoi për ty, që je i keq, hajdut, i pa moralshëm. Ti çfarë mendon për të?

Robi u përgjigj:

Ai çdo herë flet drejt. Çka do që thotë unë nuk mund ta kundërshtoj. Ku ta di mbreti im, ndoshta ai ka parë te unë të meta që unë nuk i kam vërejtur.

Mbreti:

Në rregull, m’i trego edhe ti të keqiat e tij, ashtu siç i ka treguar ai të tuat.

Robi nuk e kishte kuptuar qëllimin e mbretit, iu përgjigj kështu:

Sado që e kam mik, do t’i numëroj të metat e tij. Të metat e tij më të mëdha janë: dashuria, njerëzimi, drejtësia, zgjuarsia dhe miqësia e mirësia. E meta e pa rëndësishme është se është dorëlirë.

Është aq dorëlirë saqë edhe shpirtin ta jep. E meta tjetër e mikut tim është që të nuk e sheh vetveten. Çdo herë kërkon të metë-kusur në vetën e tij. Të gjithë i sheh të mirë, është mik me të gjithë përpos me vetveten e tij.

Mbreti ishte habitur me përgjigjen e marrë sepse priste tjetër reagim prej tij.

Robi po vazhdonte ende ta lëvdonte mikun e tij, mbreti e ndaloi dhe i tha mos vazhdo ta lavdërosh më shumë sepse kur të vij ai edhe atë do ta testoi njëjtë sikurse ty.

Robi ishte i bindur se miku i tij ishte i drejtë dhe i mirë. Pas pak robi tjetër erdhi pranë tyre.

Mbreti i tha:

Sa i bukur dhe elegant që je. Sikur mos ti posedoje veset e keqja që i tha miku yt për ty, atëherë të gjithë do të të donin ty.

Robi u habit dhe u acarua. Mbreti im, ju lutem a m’i tregoni se çfarë ka thënë ky dyfytyrëshi  për mua.

Mbreti pa që ai ishte acaruar dhe vazhdoi pa e prishur mundësinë e mirë që kishte kapur.

Sipas tij ti je dyfytyrësh. Sipas mikut tënd ti je ilaç në pamje e sëmundje në esencë.

Pas këtyre fjalëve robi u acarua edhe më tepër. E prishi fytyrën nga nervozizmi. Filloi ta mbroj veten dhe ta poshtëroj mikun e tij.

Që kur jemi shoqëruar ky njeri i mjerë ka bërë të këqija. Pa e njohur nga afër e mendoja mik, por po e shoh që gjarpri paska filluar të derdhë helmin e tij,

Më pas mbreti e ndërpreu dhe ju tha:

Unë iu provova juve pa dijeninë e njëri-tjetrit. Po shoh që ty të kundërmon shpirti ndërsa mikut tënd goja…

Të dy robërit të habitur po shikonin mbretin.

Mbreti vazhdoi:

O njeri i keq që shpirti të ka kundërmuar, që nga sot ky miku yt është urdhëruesi yt. Ti do të jesh nën urdhrin e tij. Sepse ti je i dhënë pas interesave tua, ndërsa miku yt pas dashamirësisë.

 

/FatijonaBajraj/

Leave a Reply

Your email address will not be published.