Tadiç: Me kërkesën që Vuçiç i dërgoi KFOR-it njohu pavarësinë e Kosovës duke ia njohur kufijt

Vetë fakti që Aleksandar Vuçiç i kërkon KFOR-it dërgimin e trupave sipas Rezolutës 12/44 do të thotë se ai e njeh në mënyrë implicite pavarësinë e Kosovës, ka thënë ish-Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, përmes një cicërime të shkruar në Twitter.

“Pasi që ai qëllimisht është i pasaktë në deklaratat e tij, qytetarët duhet ta dinë se nëse [Aleksandar] Vuçiç i kërkon KFOR-it të dërgojë personel sigurie në linjat administrative (!), ai rrjedhimisht në mënyrë implicite pranonë pavarësinë e Kosovës, sepse sipas Rezolutës 12/44, kjo do të thotë t’i dërgosh ata në Pika Kufitare (!)”, ka shkruar Tadiç.

Mëngjesin e së enjtes ushtria serbe i ka dorëzuar kërkesën zyrtare të qeverisë serbe forcës së KFOR-it në Kosovë për lejimin e kthimit të rreth njëmijë forcave policore dhe ushtarake serbe.d

Ndërkaq KFOR ka konfirmuar se kanë pranuar një kërkesë të tillë dhe se janë “duke e shqyrtuar”.

Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar është shprehur se ShBA “e kundërshton kategorikisht”.d

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se është “krejtësisht e papranueshme” një sugjerim i tillë për gjoja rikthimin e pjesëtarëve të ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.