Nipi i Calit: Dajë, sot mbeta pa fjalë dhe pa zë

Diamant Canolli, nipi i Salih Mustafës, ka reaguar pas dënimit të këtij të fundit.

Canolli në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se askush nuk mund ta dënoj luftën Calit, siç tha ai, të pastër e mbi te gjitha jo në emër te popullit.

“Nëse naj herë jom mbet pa fjalë dhe pa zë sot e përjetova këtë ndjenje”, ka shkruar Canolli.

Ai ka treguar se si është ndjerë daja i tij sot.

“Sot daja Cal ka qenë më madhështor e më i fortë se kurrë. Lufta e tij ka qenë e dinjitetshme dhe e pastër e arsyeja pse ne sot jemi te lirë është falë tij”, ka shkruar tutje nipi i tij.

“Askush nuk mund ta dënoj luftën e tij të pastër e mbi te gjitha jo në emër te popullit për të cilin ai luftoi për tu çliruar. Daj, JO NE EMRIN TIM”, mbaron ai shkrimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.