Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar rreth dënimit të sotëm të Salih Mustafës (komandant Cali) nga Gjykata Speciale.
“Aktgjykimi dënues i Gjykatës Speciale, i shpallur sot ndaj Calit, vërteton “Padrejtësinë Speciale” ndaj luftës për mbrojtjen e pragut të shtëpive tona”, shkruan Lushtaku, duke “shprehur indinjatën ndaj trupit gjykues”.