Situata në veri po vështirësohet, grupet kriminale serbe nuk ndalen – policia tregon se çfarë ndodhi gjatë natës së mbrëmshme

Dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në veri vazhdonjë të jenë ende të bollkuara.

Së fundi, Policia e Kosovës ka dal me një komunikatë për media, ku ka sqaruar situatën në veri, ku ndër të tjera bëri të ditur se vazhdojnë të jenë ende barriakdat e vendosura nga grupet kriminale.

Po ashtu, policia njoftoi se “gjatë natës ka vazhduar vendosja edhe e një barrikade të re, në lagjen Berxhane që shpiepër në Zveçan, për të vazhduar pengimin e lirisë së lëvizjes së lirë edhe në rrugët alternative, e që po vështirëson edhe më tej jetën e qytetarëve në veri të vendit”.

Komunikata e policisë

Që nga vendosja e barrikadave në veri të vendit, situata e sigurisë vazhdon të jetë e njëjtë, dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, siç dihet tani më për shkak të vendosjes së barrikadave nga grupet kriminale.

Vendosja e barrikadave vazhdon të cenojë lirinë e lëvizjes së lirë, e po ashtu të pamundësojë hyrje-daljet në dy pikat kufitare të qytetarëve dhe mallrave.

Gjatë natës ka vazhduar vendosja edhe e një barrikade të re, në lagjen Berxhane që shpiepër në Zveçan, për të vazhduar pengimin e lirisë së lëvizjes së lirë edhe në rrugët alternative, eqë po vështirëson edhe më tej jetën e qytetarëve në veri të vendit.

Policia e Kosovës, sipas mandatit të saj ligjor e kushtetues po angazhohet në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve dhe vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.