Milazim Krasniqi: LVV ka fabriku grupe që s’mendojnë me kokën e tyre, kanë bllokim mental

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se Qeveria aktuale është e specializuar për të bindur se ata janë të mirë dhe nuk punojnë keq.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo qeveri po përdor “Gaslighting”, që siç thotë ai nënkupton “me e ba dikënd budalla”.

Sipas tij, njerëzit që iu besojnë atyre, arrijnë në një bllokim mental e që sipas tij, nëse dyshojnë në ndonjë gjë, fajin për atë dyshim ia ngarkojnë vetes, e jo qeverisë

“Gaslighting”, si budallallëk vullnetar/ Qeveria Kurti-Osmani është e specializuar për të shtyrë ithtarët e vet që të besojnë se qeveria e ka mirë edhe kur punon keq. Ata njerëz kanë arritë në atë derexhe bllokimi mental, sa që nëse dyshojnë në ndonjë gjë, fajin për atë dyshim ia ngarkojnë vetes, e jo qeverisë. Qeveria i ka bindur se ajo është e pagabueshme. Ky fenomen mbulohet me termin “gaslighting.” Kuptimi i termit është “me e ba dikend budalla.” Pra, ta pengosh njeriun që të mendojë me kokën e vet. LVV-Qeveria ka fabrikuar grupe të mëdha të njerëzve të tillë, që nuk duan të mendojnë me kokën e vet. Ata nuk e besojnë atë që e shohin dhe e jetojnë. Ata në mjerimin e tyre, duken disi edhe si të lumtur. Pse? Sepse, gjendja e tyre është njëfarë budallallëku vullnetar”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.