U paralajmërua sulm në veri nga bandat serbe, eksperti i sigurisë: Jarinja e 19 shkurtit 2008, sot mund të përsëritet!

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, ku bandat serbe në vazhdimësi po vendosin barrikada dhe po bllokojnë lëvizjen e qytetarëve

Madje, u raportua se të dielën (sot), në Jarinjë do të zbarkojnë serbë pro-rusë të armatosur, kinse për të protestuar.

Ndaj këtyre, zhvillimeve në veri, ka reaguar edhe eksperti i sigurisë, Agim Musliu.

Musliu përmes një postimi në Facebook tha se mund të përsëritet historia e 19 shkrutit 2008.

“Një sulm ndaj pikës kufitare është paralajmëruar përmes organizimit të një “proteste”. Nëse kjo ndodh, përgjegjësia nuk është vetëm e Vuçiqit, por edhe e atyre që ende e konsiderojnë faktor paqje”, deklaroi Musliu.

Postimi i plotë

Jarinja e 19 shkurtit 2008, sot mund të përsëritet!

Një sulm ndaj pikës kufitare është paralajmëruar përmes organizimit të një “proteste”. Nëse kjo ndodh, përgjegjësia nuk është vetëm e Vuçiqit, por edhe e atyre që ende e konsiderojnë faktor paqje.

Kosova nuk është vetëm për t’i vënë kushte që të plotësohen standardet integruese evropiane; nuk është vetëm për t’i kërkuar edhe të drejta për qenët në rrugë sesi duhet të trajtohen …

Shqiptarët e dijnë që çlirimi i Kosovës dhe shqiptarëve janë projekt i së drejtës historike të lirisë kundrejt barbarisë. Për këtë i jemi mirënjohës të gjithë miqve.

Por, ky projekt, i së drejtës së lirisë kundër barbarisë duhet të mbrohet!

Jarinja e 19 shkurtit 2008

Kujtojmë se shpallja e Pavarësisë së Kosovës, që i kishte frustruar serbët në veri të Kosovës, të cilët dy ditë më pas, më 19 shkurt, një grumbull prej tyre i kishin vënë flakën objekteve të vendosura në dy pikat kufitare në Jarinjë dhe në Bërnjkë dhe duke vendosur edhe barrikada që lidhnin veriun me pjesën tjetër të territorit të Kosovës.

Revolta e serbëve kishte vazhduar disa muaj, gjerësa Kosova kërkonte ndihmën e UNMIK-ut për të vendosur rend në atë pjesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.