Ndonëse kordoni i policisë serbe vazhdon të qëndrojë para të tubuarve në Jarinje, duke mos i lejuar ata ta kalojnë kufirin për të hyrë në territorin e Kosovës për katër persona pati përjashtim.
KP mëson se kalimi i është lejuar vetëm dy përfaqësuesve të këtij tubimi, si dhe dy gazetarëve, gjë që është kundërshtuar nga organizatorët.
Tubimi po shoqërohet me këngë nacionaliste për Kosovën dhe betejën e Koshares.
Ata po insistojnë që të gjithëve t’u lejohet hyrja në Kosovë.
Në pikën kufitare të pjesës së Kosovës janë edhe pjesëtarë të KFOR-it.
Disa protestues serbë janë përleshur të dielën me forcat policore të Serbisë afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, – në anën e territorit serb – teksa kanë protestuar si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës.
Protestuesit kanë thyer kordonin policor, mirëpo zyrtarët policorë më pas kanë formuar një kordon të ri më afër kufirit.
Policia është parë duke e ndaluar një person.