Ish-këshilltari i Thaçit ironiozon me Kurtin: Negociatat sekrete me Vuçiqin kishin më shumë adrenalinë

Artan Behrami, ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas raportimeve të një medium zviceran, se në Zvicër, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar negociata sekrete.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Behrami ka ironizuar duke thënë se “negociatat patën shumë adrenalinë”.

“Albini: Negociatat sekrete me Vuçiqin kishin më shumë adrenalinë!” – ka shkruar ai.

Çfarë u raportua?

Mediumi zviceran, NNZ Magazin, ka raportuar të shtunën se në mes të nëntorit, pati një takim të përfaqësuesve nga të dyja vendet, në Departamentin Federal të Punëve të Jashtme.

“Një takim i tillë ka ndodhur një javë pas tërheqjes së serbëve nga institucionet kosovare.” – citohej të ketë thënë zëdhënësja e FDFA-së, Elisa Raggi.

Veç kësaj, u raportua se takimi nuk ishte i fshehur. FDFA konfirmoi faktin se që prej vitit 2015, Zvicra ka mbështetur strukturat respektive të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë.

“Departamenti për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut ka organizuar takime të rregullta ku marrin pjesë përfaqësues të partive më me ndikim nga të dy vendet”, thuhet tutje.

Në anën tjetër, nga po i njëjti institucion deklaruan se diskutimet larg syrit të publikut po bëhen me qëllim që të krijohet besim mes palëve, pra të shkëmbejnë rregullisht pikëpamjet e tyre për çështjet eventuale.

“Kjo lejon kontakte të drejtpërdrejta diskrete, për shembull, për të parandaluar shpërthimin e dhunës.” – kanë thënë nga FDFA për mediumin zviceran.

Leave a Reply

Your email address will not be published.