Nga Zvicra japin detaje për takimin ‘sekret’ Kosovë-Serbi!

Gjurmeve të lajmit se në Zvicër është mbajtur një «takim sekret» mes palës së Kosovës dhe asaj serbe në Zvicër në mes të muajit nëntor, gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch në Bernë ka kontaktuar autoritetet helvetike për të kuptuar për çka vërtetë është fjala këtu, dhe se a është e intersuar qeveria helevtike të jetë ndërmjetësuese në problemet mes shqiptarëve dhe serbëve.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme ka pritur përfaqësuesit e të dy vendeve në Zvicër në mes të nëntorit.

“Një takim i tillë ka ndodhur një javë pasi serbët ishin tërhequr nga institucionet e Kosovës”, ka thenë sot zëdhënsja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicres (DFAE/EDA) znj. Elisa Raggi.

Sipas znj. Raggi, dy kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq deri më tani nuk janë takuar asnjëherë në formatin siç e prezentohet.

Sipas DFAE/EDA, ky takim larg publikut ishte i rëndësishëm në mënyrë që përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë të shkëmbejnë rregullisht mendime për çështjet politike dhe të krijojnë besim.

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është një pjesë e rëndësishme e enigmës për të promovuar stabilitetin dhe zhvillimin në Ballkanin Perëndimor.

|Zvicra mbështet përpjekjet për normalizim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe këtë e ka bërë të qartë vazhdimisht në kontaktet e saj zyrtare”, ka thënë në vazhdim znj. Elisa Raggi

“Që nga viti 2015, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme ka mbështetur negociatat zyrtare të BE-së me takime plotësuese jashtë rekord me përfaqësues të partive kryesore politike nga të dy vendet. Kjo u mundësoi atyre të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështjet politike dhe të ndërtojnë besim. Takimi i fundit u zhvillua në Zvicër një javë pasi serbët u tërhoqën nga institucionet kosovare”, ka shtuar znj.Raggi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.