Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka vlerësuar situatën në veri si mjaft të rëndë.
Situata atje, sipas tij, është më e rënda që nga viti 2008.
Mustafa ka thënë se tani gjithçka ka dalë nga kontrolli.
“Serbët i kanë lëshuar institucionet, tani është problem si të kthehen ata. Vet fakti që u shpallen zgjedhjet fillimisht dhe me trysni të Serbisë, por edhe të ndërkombëtareve që të shtyhen flet se tani jemi në një situatë që kërkon përgjigje të veçantë dhe e cila nuk mund të zgjidhet pa një bashkëpunim shumë të ngushtë me faktorin ndërkombëtarë”, ka thënë Mustafa.
Në këtë intervistë, e cila do të transmetohet ditëve në vijim, Mustafa flet edhe qeverisjen nën udhëheqjen e kryeministrit Kurti, poashtu ai flet edhe për vizitën krerëve të UÇK-së në Hagë, si dhe për LDK-në e Lumir Abdixhikut.